Ndërlidhjet

Nis rihetimi i vdekjes së Boris Trajkovskit


Presidenti i ndjerë i Maqedonisë, Boris Trajkovski.
Presidenti i ndjerë i Maqedonisë, Boris Trajkovski.
Ekipi hetues që do të hetojë të gjitha të dhënat e deritashme në lidhje me vdekjen e presidentit maqedonas, Boris Trajkovski në një aksident ajror më 26 shkurt të vitit 2004, në afërsi të Mostarit, ka filluar të punojë, pasi Ministri i Komunikacionit dhe Transportit i Bosnjes, Damir Haxhiq ka nënshkruar një vendim për krijimin e tij, njofton Fena.

Ai ka bërë me dije se në komision do të marrin pjesë përfaqësuesit apo ekspertë nga katër shtete - Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, dhe se ekipi i hetimit ka një konsulent të përhershëm nga Shtetet e Bashkuara.

Hetim i ri u hap në Bosnje, pasi që qeveria maqedonase tha se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të urdhëruar rihetimin e vdekjes së presidentit Trajkovski dhe bashkëpunëtorëve të tij, sikurse edhe anëtarëve të ekuipazhit.
XS
SM
MD
LG