E mërkurë, prill 16, 2014 Kosova 12:34

Lajmet

SHBA: Amerikani dënohet me 35 vjet për terror në Mumbai

Parulla kundër sulmit terrorist në Mumbai të IndisëParulla kundër sulmit terrorist në Mumbai të Indisë
x
Parulla kundër sulmit terrorist në Mumbai të Indisë
Parulla kundër sulmit terrorist në Mumbai të Indisë
Madhësia e shkronjave - +
Shtetasi amerikan me origjinë pakistaneze, David Coleman Headley, që ka luajtur rol kryesor në sulmin terrorist në vitin 2008 në qytetin e Indisë, Mumbai, është dënuar sot me 35 vjet burg në Shtetet e Bashkuara.

Personi David Coleman Headley kishte deklaruar se e ndjehet fajëtor për mbledhjen e informacioneve për caqet potenciale në Mumbai, për militantët pakistanezë, që e kishin ndërmarrë sulmin, nga i cili u vranë 160 vetë.

Ai ishte pajtuar ta pranoj fajësinë në vitin 2010 për ta shmangur dënimin e mundshëm me vdekje.

Atij i është premtuar se nuk do të dërgohet në Indi.

Vitin e kaluar, India e ka varur të vetmin sulmues të mbijetuar në Mumbai, Muhammad Ajmal Kasab.