Ndërlidhjet

K. Veriore: Kërcënim për K. Jugore për shkak të sanksioneve


Lansuesi i raketave në Korenë Veriore
Lansuesi i raketave në Korenë Veriore
Koreja Veriore sot është kërcënuar me “kundërmasa fizike” kundër Koresë Jugore, për mbështetjen që u ka dhënë sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të miratuara më herët këtë javë.

Këto sanksione ishin miratuar për shkak të provës së raketës me rreze të gjatë veprimi më 12 Dhjetor 2012. Koreja Jugore aktualisht është anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Dje Pheniani shpalli planin për prova të reja raketore dhe atomike, për “ta pasur në cak armikun e përbetuar, Shtetet e Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG