E premte, gusht 29, 2014 Kosova 20:05

Lajmet

Afganistan: 10 të vrarë nga sulme vetëvrasëse

Foto IlustrueseFoto Ilustruese
x
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Zyrtarë provincial thonë se të paktën 10 policë afganë janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë në qytetit verilindor të Afganistanit, Konduz.

Kreu i departamentit për kundërterrorizëm në Provincën e Konduz-it dhe shefi rajonal i policisë së trafikut janë në mesin e të vrarëve gjatë sulmit të së shtunës.

Zyrtarët thonë se të paktën 18 të tjerë, policë dhe civil, janë plagosur kur një sulmues vetëvrasës në një motor hodhi veten në erë në një zonë të qytetit e cila ishte e mbushur me njerëz.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Në orët e para të së shtunës, zyrtarët në krahinën lindore e Ghazni bënë të ditur se një pjesëtar policie dhe një civil u vranë në një sulm vetëvrasës, nga i cili gjithashtu pati edhe të plagosur.