E enjte, shtator 18, 2014 Kosova 17:41

Lajmet

Brazil: Arrestohen 3 persona lidhur me zjarrin në lokalin e natës

Brazil - Pamje të zjarrit në diskotekën "Kiss" në Santa MariaBrazil - Pamje të zjarrit në diskotekën "Kiss" në Santa Maria
x
Brazil - Pamje të zjarrit në diskotekën "Kiss" në Santa Maria
Brazil - Pamje të zjarrit në diskotekën "Kiss" në Santa Maria
Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me zjarrin që kishte kapluar në orët e mëngjesit të dielën një lokal nate në jug të Brazilit, ku humbën jetën më shumë se 230 veta, raportojnë medat shtetërore, transmeton CNN.

Ata do të mbahën për 5 ditë në paraburgim, përdersia autoritetet të vazhdojnë hetimin lidhur me zjarrin vdekjeprurës të së dielës, i ka thënë agjencisë shtetërore të Brazilit, Marcos Viana, zyrtar i policisë.

“Kemi vendosur se është e nevojshme që të burgosurit të mbahen përkohësisht të mbyllur, pasi që na nevojiten deklaratat e tyre për tu qartësuar lidhur me incidentin”, ka thënë Viana.

Sipas Agjencisë Brasil, thuhet se policia ende nuk publikuar emrat e të arrestuarve. Zyrtarë të policisë ka thënë se kjo do të ndikonte në hetimet lidhur me zjarrin e shkaktuar në lokalin e natës “Kiss” në Santa Maria.