Ndërlidhjet

Ukrainë: Nacionalisti rus Vladimir Zhirinovsky goditet me lakër të prishur


Kiev - Vladimir Zhirinovsky, Udhëheqës i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë
Kiev - Vladimir Zhirinovsky, Udhëheqës i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë
Një grua hodhi lakër të prishur mbi politikanin nacionalist rus Vladimir Zhirinovsky gjatë një konference shtypi të mbajtur të hënën në Kiev. Kjo grua e re akuzoi e Zhirinovskin për, siç e quajti ajo, “Ukrainofobi”.

Truprojat e Zhirinovski reaguan menjëherë dhe e larguan gruan dhe mbështetësit e saj nga salla e konferencave. Zhirinovski dukej shumë i inatosur dhe e qortoi me zë të lartë truprojat e tij për “moskryerjen e punës së tyre në nivelin e duhur”.

Ai gjithashtu pohoi ka akuzuar sulmuesen se është paguar për të bërë këtë veprim.
” Zhirinovsky i cili është Udhëheqës i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë ka qenë i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme në lidhje me shtetësinë e Ukrainës, Kazakistanit dhe të disa ish-republikave të tjera sovjetike.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Zhirinovsky i bëri thirrje Ukrainës që të vendosë lidhje më të ngushta me Rusinë në vend se, siç thotë ai, “të bëhet një anëtare i nivleit të dytë në Bashkim Evropian”.
XS
SM
MD
LG