Ndërlidhjet

Ekzekutohen 65 meshkuj në Siri


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Opozita siriane bënë të ditur se rreth 65 trupa të meshkujve janë gjetur të ekzekutuar me duar të lidhura në qytetin e Aleppos.

Sipas kryengritësve dhe Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, viktimat janë vrarë me nga një të shtënë në kokë ose në qafë.

Kryengritësit kanë thënë se trupat janë gjetur gjatë të martës në lumin Quweing.
Sipas kryengritësve, fajtor për vrasjen e këtyre meshkujve është qeveria siriane.

Aktivistët kanë thënë se në orët e para të së martës, kryengritësit sirianë kanë kapur një kompleks të inteligjencës qeveritare në qytetin lindor të Deir el-Zour.

Thuhet se kryengritësit sirian kanë liruar disa të burgosur të mbajtur në këtë kompleks. Ende nuk është e qartë nëse të burgosurit janë aktivist apo luftëtarë.

Qyteti Deir el-Zour gjendet në zonën e pasur me naftë afër kufirit me Irakun.
XS
SM
MD
LG