Policia e Kosovës, sot nëpërmjet një kumtese, ka njoftuar se i ka suspenduar dy pjesëtarë të saj.
Si rezultat i hetimeve të përbashkëta, të kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe misioni EULEX, lidhur me ngjarjen më 7 janar 2013, dy pjesëtarë të policisë së Kosovës janë supsenduar, në pritje deri në përfundim të hetimeve.
Mëtutje thuhet se policia e Kosovës do të vazhdoj të bashkëpunoj me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe misionin EULEX, gjatë zhvillimit të hetimeve.
Policia thotë se me daljen e fakteve të reja për këtë rast do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura.