E martë, korrik 29, 2014 Kosova 16:47

Lajmet

Kërkohet legalizimi i lapidarit të UÇPMB-së

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.
x
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.
Administrata lokale e Komunës së Preshevës ka paraqitur kërkesë për legalizimin e lapidarit të UÇPMB-së, të hequr ditë më parë nga Qeveria e Serbisë.

“Administrata lokale ka ngritur kërkesën para Ministrisë së Drejtësisë për legalizimin e lapidarit, i cili ka qenë në qendër të Preshevës”, u ka thënë mediave serbe kryetari i kësaj komune, Ragmi Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se e njëjta kërkesë i është drejtuar “edhe OSBE-së, edhe Trupit Koordinues për jugun e Serbisë”.

Xhandërmëria serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd, ka larguar lapidarin nga Presheva më 20 janar.

Aksioni ka shkaktuar protesta në Preshevë dhe Prishtinë, si dhe zemërimin e autoriteteve në Luginë, Kosovë dhe Shqipëri.