E martë, janar 27, 2015 Kosova 09:21

Lajmet

BE: Konfirmohet propozimi i datës për takim me Iranin

Michael MannMichael Mann
x
Michael Mann
Michael Mann
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se gjashtë fuqitë e angazhuara në bisedimet me Iranin, lidhur me programin e kontestuar bërthamor të tij, kanë propozuar një rund të ri të bisedimeve në Kazakistan, më 25 Shkurt.

Por, Michael Mann, zëdhënës i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politkikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, tha se Teherani ende nuk është përgjigjur.

Bashkimi Evropian i koordinon bisedimet në emër të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Për disa javë, gjashtë fuqitë dhe Irani, nuk po arrijnë të pajtohen për datën dhe vendin e mbajtjes së takimit.

Fuqitë perëndimore kanë dyshime se Irani po synon ndërtimin e kapaciteteve atomike për zhvillimin e bombës bërthamore.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se programi i tij atomik është tërësisht paqësor.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015