E martë, shtator 23, 2014 Kosova 14:19

Lajmet

Erdogan reagon ndaj vonesave për anëtarsim në BE

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip ErdoganKryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
x
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Bashkimin Evropian duke thënë se “është e pafalshme” një vonesë e mëtejshme për anëtarsim në bllokun e përbërë nga 27 shtete.

Erdogan në deklaratën e bërë gjatë të hënës ka thënë se shteti i tijë  “është duke qëndruar para protës së BE-se për 50 vite, që nga viti 1950”.

Shteti me shumicë muslimane është duke bërë negociata me vite për anëtarsim të mundshmën në BE, por deri më tani është bërë pak progres në kandidaturën e tij.
Kryeministri turk ka bërë të ditur se planifikon një vizitë në Bruksel ku do të bisedojë lidhur me këtë çështje.

Kohë më parë, Erdogan pati deklaruar se Turqia mund të humb interesimin e saj për anëtarsim në BE, nëse nuk i bashkohet këtij blloku shtetesh gjatë vitit 2023.