E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 13:53

Lajmet

Nikolliq: Insistimi në pavarësi s'është zgjidhje

Atifete Jahjaga dhe Tomisllav NikoliqAtifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq
x
Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq
Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se i ka thënë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga se dialogu nuk mund të çojë ka një zgjidhje e përbashkët po që se ajo vazhdon të këmbëngulë në pavarësinë e Kosovës.

“I kam thënë se po që se këmbëngulë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu nuk mund të lëvizë në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët, e cila do të mundësonte jetë më të mirë dhe anëtarësim në BE”, i ka thënë Nikolliq televizionit serb B92 në Bruksel.

Ai ka shtuar se nga rrëfimet e librave për të drejtat e njeriut dhe për jetë më të mirë në anëtarësim në BE, Jahjaga ka insistuar me ngulm se dy shtetet e pavarura duhet të bashkëpunojnë sa më mirë dhe të harrojnë konfliktet e së kaluarës.

“Takimi si njoftim ka qenë idobishëm, por nëse nuk gjejmë tema të përbashkëta, ndaj të cilave do të kemi qëndrime të ngjashme, nuk shoh arsye për takime tjera”, u shpreh Nikolliq.

Ai ka shtuar se takimi i sotëm nuk ka qenë i motivuar me dëshirën e Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por me dëshirën e Sebrisë që të qetësohen gjakrat.

“Dëshira e Serbisë është paqja në Ballkan”, ka thënë Nikolliq.

Sipas tij pa Serbinë nuk ka Kosovë të pavarur dhe as vend të Kosovës në OKB.

“Gjëja e fundit në jetën time do të ishte që Kosova të niset rrugës së pavarësisë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ketë takime të reja me Jahjagën, Nikolliq ka thënë se fillimisht duhet gjetur tema të përbashkëta.

“Nëse diçka duhet bërë në mënyrë operative, do të duhet të gjejmë tema të përbashkëta. Nëse duam të përsërisim qëndrimet, atëherë mund të ketë takime. Edhe Koreja Veriore dhe Jugore me vite të tëra janë takuar për të thënë ‘mirëdita’, por, kjo nuk është zgjidhje. Do ta humbasim kohën e çmuar, dhe bota normale nuk mund të na presë gjatë”, ka thënë Nikolliq për mediat serbe.