E hënë, prill 21, 2014 Kosova 09:21

Lajmet

Luftime të ashpra për kontrollin e Damaskut

DamaskDamask
x
Damask
Damask
Madhësia e shkronjave - +
Aktivistët thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë sot në Damask, në ditën e dytë të luftimeve midis kryengritësve rebelë dhe forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad.

Të mërkurën, rebelët kanë nisur ofensivën në disa pozicione të kryeqytetit, duke përdorur armë anti-ajër, mortaja dhe makina të blinduara.

Në përgjigje, forcat qeveritare kanë qëllur me artileri të rëndë.

Aktivistët thonë se mbi 60 njerëz, përfshirë 21 civilë dhe 32 rebelë, janë vrarë që nga e mërkura.

Siria ka parë protestat e para antiqeveritare në mars të vitit 2011. Presidenti Assad u është përgjigjur me dhunë kundërshtarëve të regjimit.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 60,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.