Ndërlidhjet

Ahmadinejad bënë thirrje për dialog në Siri


Egjipt - Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad
Egjipt - Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad
Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad i ka bërë thirrje presidentit të Sirisë Bashar al-Assad dhe opozitës së vendit që të fillojnë bisedimet për të ndërprerë konfliktin i cili është duke zgjatur për afro dy vite.

Në një intervistë në televizionin egjiptinan Ahmadinejad tha se, negociatat duhet të përcjellën me zgjedhje në mënyrë që vetë populli sirian të deklarohet për të ardhmën e tyre.

Irani është aleati kryesor i Assad-it dhe vazhdimisht ka qenë kundër thirrjeve ndërkombëtare për dorëheqjen e presidentit.

Vizita e Ahmadinejad-it në Egjipt është e para e pas 30 viteve e bërë nga një lider iranian në këtë shtet.

Ai gjithashtu është duke marr pjesë në samitin dy-ditor të Organizatës 57 anëtarëshe të Bashkëpunimit Islamik e cila ka filluar të mërkurën në Kairo.
XS
SM
MD
LG