E hënë, maj 25, 2015 Kosova 11:20

Lajmet

Tunizi: Vazhdojnë protestat kundër vrasjes së Belaid-it

Foto nga protestatFoto nga protestat
x
Foto nga protestat
Foto nga protestat
Qindra protestues anti-islamist janë përleshur të enjten me polici në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis si dhe në qendër të qytetit Gafsa. Përleshjet kishin nisur pas vrasjes së Chokri Belaid lider i grupit sekular opozitar. Ai ishte vrarë të mërkurën në qendër të Tunisit.

Belaid ka qenë një kritik i madh i partisë së moderuesve islamist, Ennahda, e cila është partia më e madhe në qeveri.

Protestuesit në qytetin e Gafsas-it kanë hedhur koktej molotovi mbi policinë, ndërs këta të fundit u janë përgjigjur me gas-lotësjellës.

Pak para vrasjes së Belaid-it, kryeministri Hamadi Jebali, anëtar i partisë së moderuarve Ennahda, ka thënë se ka plan të shpërndajë kabinetin dhe të formojë një qeveri të re të teknokratëve.

Deklaratat e Jebalit ishin kritikuar gjithëmonë nga përfaqësues të lartë Ennahda-s.
Ndërkohë, sindikata më e madhe e tregtisë në vend, UGTT, ka vendosur të thërrasë një grevë të përgjithshme për të premten, për të protestuar kundër vrasjes.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.