Aktivistja pakistaneze për paqe, Malala Yousufzai, është liruar nga një spital britanik, pas operacionit në kafkë.
Spitali Mbretëresha Elizabetë në Birmingem ka njoftuar sot se vajza Malala ka bërë përparim të mirë dhe rehabilitimi i mëtejshëm do të vazhdoj në shtëpinë e përkohshme familjare në këtë qytet.
Malala, 15 vjeçare, dje është liruar nga spitali, pasi mjekët konkluduan se ajo është mjaft mirë dhe mund të largohet nga spitali.
Dy operacionet e kryera më 2 shkurt synonin rikonstruktimin e kaftkës dhe përmirësimin e dëgjimit.
Në muajin tetor Malala Yousufzai ishte qëlluar me armë derisa kthehej nga shkolla në rajonin e trazuar Swat në Pakistan.
Ajo ishte sulmuar nga militantët për shkak të promovimit të arsimit të vajzave dhe shkrimit të blogut për mizoritë e talibanëve në vitin 2009.