Ndërlidhjet

Kryeministri i Kosovës takon Ulrike Lunacek


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sor në Prishtinë me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Në një njoftim për media të lëshuar nga kabineti i kryeministrit, thuhet se "në takim është diskutuar edhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë".

Kryeministri Thaçi thuhet të ketë kërkuar përkrahje më të madhe nga Bashkimi Evropian për implementimin e këtyre marrëveshjeve.

Në këtë kuadër, thuhet në njoftim, "është diskutuar edhe për Fondin Zhvillimor për veriun, fond ky që do t’i raportojë një bordi të përbashkët ku do të bëjnë pjesë institucionet e Kosovës dhe Bashkimit Evropian".

“Strukturat paralele do të shuhen, ata që nuk kanë qenë të involvuar në krim do të kenë mundësi të aplikojnë për tu punësuar në institucionet lokale në veri, mbi bazën e një rekrutimi individual”, citohet të ketë thënë kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG