E enjte, tetor 30, 2014 Kosova 14:39

Lajmet

Hague: Veprimi i Phenianit - i qëllimshëm

Sekretari i Jashtëm britanik, William HagueSekretari i Jashtëm britanik, William Hague
x
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka dënuar ashpër provën e tretë bërthamore të kryer nga Koreja Veriore.

Ai ka thënë se ky ka qenë një akt i qëllimshëm dhe i papërgjegjshëm për të shkelur rezolutat e OKB-së.

Hague ka bërë thirrje për veprime të komunitetit ndërkombëtar kundër Phenainit.
           
“Ka presion shtesë që duhet të vendosen mbi Korenë Veriore, sanksione shtesë që mund të vendosen, natyrisht me efekte të fuqishme, po që se mbështetën nga Kina”, u shpreh, Hague.

Koreja e Veriut tha se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore, duke nxitur kështu dënimin ndërkombëtar të këtij veprimi.

Agjencia zyrtare koreane e lajmeve tha se prova ishte ”për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare dhe sovranitetin kundër armiqësisë së pamatur të SHBA-së”.