Ndërlidhjet

Parlamenti i Francës pro martesave të homoseksualëve


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës ka miratuar ligjin, i cili legalizon martesat midis dy gjinive të njëjta dhe lejon çiftet homoseksuale të birësojnë fëmijë.

Asambleja Kombëtare ka mbështetur masën me 329 vota për dhe 229 kundër.

Nëse ligji kalon edhe në Senat, Franca do t’iu bashkohet dhjetëra vendeve, kryesisht evropiane, të cilat lejojnë martesat e homoseksualëve dhe respektojnë të drejtat e tyre për birësim të fëmijëve.

Votimi në Senatin e Francës pritet të mbahet më 2 prill.

Ligji ka nxitur protesta në Francë, kundër dhe në mbështetje të tij.
XS
SM
MD
LG