E martë, shtator 30, 2014 Kosova 19:53

Lajmet

Nis votimi për Hagelin

I nominuari i Shtëpisë së Bardhë për sekretar të mbrojtjes, Chuck Hagel.I nominuari i Shtëpisë së Bardhë për sekretar të mbrojtjes, Chuck Hagel.
x
I nominuari i Shtëpisë së Bardhë për sekretar të mbrojtjes, Chuck Hagel.
I nominuari i Shtëpisë së Bardhë për sekretar të mbrojtjes, Chuck Hagel.
Komiteti për Shërbime të Armatosura i Senatit amerikan ka nisur votimin për të nominuarin e Shtëpisë së Bardhë për sekretar të mbrojtjes, Chuck Hagel.

Republikanët kanë kërcënuar se do të vonojnë konfirmimin e Hagelit, i cili si senator i Shteteve të Bashkuara ka bërë votime kontroverse për Iranin dhe Izraelin, si dhe ka folur kundër luftës në Irak.

Katërmbëdhjetë votat “Po” të demokratëve pritet të sfidojnë 12 votat “Jo” të republikanëve, por Hagel, megjithatë, ka nevojë për votën e plotë të Senatit.

Republikanët kanë thënë se do të përdorin taktikat ligjore për të vonuar votimin në Senat, derisa administrata Obama të sigurojë më shumë informacione për përgjigjen e saj ndaj sulmit vdekjeprurës në Konsullatën e SHBA-së në Libi.

Shtëpia e Bardhë këmbëngul se ka dhënë të gjithë informacionin që ka në dispozicion.