E premte, korrik 25, 2014 Kosova 10:24

Lajmet

Gyl uron Jahjagën

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.
x
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në emrin tim dhe në emër të gjithë popullit turk, ju uroj nga zemra ju dhe gjithë popullin e Kosovës, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës”

“Kam besimin e plotë se marrëdhëniet tona vëllazërore dhe miqësore, të forcuara me lidhjet tona të thella historike, kulturore dhe njerëzore, me përpjekjet tona të përbashkëta, do të forcohen edhe më tej në të ardhmen”, thuhet pos tjerash në telegramin e zotit Gyl.

Kosova shënon pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt.