Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Aliev, pushon nga puna guvernatorin regjional pas protestave


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka pushuar nga puna guvernatorin e një rajoni që ishte sulmuar nga trazirat në muajin e kaluar. Guvernatori i rajonit Ismayilli, Nizami Alekberov, u shkarkua prej detyrës përmes një dekreti presidencial të enjten.

Në janar, qytetarët protestuan në qytetin Ismayilli pas një incidenti më veturë ku ishte i përfshirë djali i një ministri të kabinetit qeveritar. Protestuesit i vënë zjarrin veturës dhe një moteli që ishte pronë e djalit të ministrit dhe po ashtu kërkuan dorëheqjen e guvernatorit Alekberov.

Presidenti Aliyev në reagimin e tij të parë publik të martën ku dukej i shqetësuar, ka paralajmëruar zyrtarët qeveritarë të sillen në mënyrë të përgjegjshme ose të ballafaqohen me pasoja serioze. Ai po ashtu tha se zyrtarët, fëmijët e të cilëve keqtrajtuan dhe fyen njerëzit, do të pushohen nga puna.

Alekberov do të zëvendësohet si guvernator nga drejtuesi i Universitetit të Agrokulturës Ganja, Mirdamed Sadigov.
XS
SM
MD
LG