Ndërlidhjet

Suedezi merr çmimin e Fotografisë Botërore


Fotografia fituese e Paul Hansen-it
Fotografia fituese e Paul Hansen-it
Paul Hansen, një fotograf suedez, e ka fituar çmimin vjetor për Fotografinë në Shtyp, me fotografinë e tij të një funerali në Gazë.

Fotografia e Hansenit e botuar në gazetën suedeze Dagens Nyheter, tregon një grup të palestinezëve, që mbajnë kufomat e dy fëmijëve përmes një rruge të ngushtë në qytetin e Gazës.

Fëmijët janë vrarë në bombardimet izraelite në muajin nëntor.

Mayu Mohanna, një anëtar i jurisë nga Peruja, tha se fuqia e fotografisë “qëndron në mënyrën se si ajo bën një kontrast të zemërimit dhe pikëllimit të të rriturve dhe pafajësisë së fëmijëve.”

Italiani Fabio Bucciarelli dhe amerikani Javier Manzano kanë fituar çmimin e dytë dhe të tretë.
XS
SM
MD
LG