Ndërlidhjet

Ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike, shfaqja më e mirë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike, Danny Boyle's është shpërblyer me çmimin, ngjarja teatrale e vitit në Shpërblimet Whatsonstage të Londrës.

Shfaqja spektakulare e Boyle's në të cilën është paraqitur historia britanike, ka fituar në konkurrencë me “Globe to Globe”, dhe mjuziklin e Susan Boyle “I Dreamed a Dream”, apo Unë kam ëndërruar një ëndërr, transmeton Associated Press.

Në këtë ngjarje, janë ndarë edhe shpërblime tjera si çmimi në konkurrencën e aktorve më të mirë meshkuj dhe femra, roli më i mirë, etj.
XS
SM
MD
LG