E martë, shtator 02, 2014 Kosova 06:15

Lajmet

Në Gjenevë nis samiti i të drejtave humane

Mukhtar Mai, viktimë e dhunimit dhe aktiviste e të drejtave të grave në Pakistan, merr pjesë në Samitin e Gjenevës.Mukhtar Mai, viktimë e dhunimit dhe aktiviste e të drejtave të grave në Pakistan, merr pjesë në Samitin e Gjenevës.
x
Mukhtar Mai, viktimë e dhunimit dhe aktiviste e të drejtave të grave në Pakistan, merr pjesë në Samitin e Gjenevës.
Mukhtar Mai, viktimë e dhunimit dhe aktiviste e të drejtave të grave në Pakistan, merr pjesë në Samitin e Gjenevës.
Aktivistë nga Irani, Kazakistani, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, Sudani, Siria dhe Tibeti janë duke marrë pjesë në Samitin e Pestë të Gjeneveës për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci.

Takimi i sotëm ndodh në prag të sesionit vjetor të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili do të mbahet javën e ardhshme.

Organizatorët thonë se takimi synon të hedhë dritë mbi situatat urgjente të të drejtave humane, të cilat kërkojnë vëmendje globale.

Pjesëmarrësit përfshijnë Mukhtar Main, viktimë e dhunimit dhe aktiviste e të drejtave të grave në Pakistan, Marina Nematin, autore iraniane librash dhe e torturuar në burgun famëkeq të Evinit, Pyotr Verzilovin, aktivist rus dhe bashkëshort i anëtares së burgosur të grupit “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova, dhe Lupkan Akhmedyarovin, gazetar nga Kazakistani.

Takimi sponsorizohet nga një koalicion i 20 organizatave joqeveritare për të drejtat e njeriut, nga e mbarë bota.