E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 13:41

Lajmet

Recesion në Eurozonë edhe më 2013

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Recesioni në Eurozonë do të vazhdojë edhe në vitin 2013, ka theksuar Komisioni Evropian në parashikimin e tij më të ri.

Sipas tij, ekonomia e zonës së euros do të tkurret për 0.3 për qind në këtë vit, përkundër parashikimit të mëhershëm se 17 ekonomitë evropiane do të gëzojnë bashkërisht një rritje prej 0.1 për qind.

Megjithatë, në vitin 2012, shifrat kanë qenë edhe më keq, pasi ekonomia është tkurrur për 0.6 për qind.

Duke bërë publik parashikimin, nënpresidenti i Komisionit, Olli Rehn, ka thënë se papunësia në gjithë zonën e euros pritet të vazhdojë të rritet në 12.2 për qind, për shkak të zgjatjes së recesionit.

Vitin e kaluar, norma e papunësisë ka qenë 11.4 për qind.