E martë, tetor 21, 2014 Kosova 17:05

Lajmet

Përmbytje masive në Athinë

Athinë, 22 shkurt 2013.Athinë, 22 shkurt 2013.
x
Athinë, 22 shkurt 2013.
Athinë, 22 shkurt 2013.
Disa orë shira të dendur dhe shtrëngatë në Athinë kanë përmbytur shtëpitë dhe rrugët, duke shkaktuar bllokime në trafik dhe çrregullime në rrjetin e trenave dhe tramvajeve.

Përmbytjet kanë detyruar po ashtu autoritetet të mbyllin nënkalimet dhe një stacion qendror të metrosë.

Departamenti për Zjarre ka thënë se ka pranuar së paku 600 thirrje për largimin e ujit nga shtëpitë dhe bizneset.

“Kjo ka qenë njëra nga stuhitë më të këqija që kemi pasur ndonjëherë në Athinë, qysh në vitin 1961”, ka thënë për mediat lokale shefi i Departamentit për Zjarre, Sotiris Georgakopoulos.

Deri më tash nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.