E shtunë, gusht 30, 2014 Kosova 14:12

Lajmet

Rritet papunësia në Poloni

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Shifrat zyrtare tregojnë se shkalla e papunësisë në Poloni është rritur në 14.2 për qind në janar, nga 13.4 për qind, sa ka qenë muajin paraprak.

Shifrat i ka bërë publike Zyra Qendrore e Statistikave.

Në raport, megjithatë, thuhet se humbja e disa vendeve të punës është tipike në dimër, pasi angazhimet në bujqësi dhe ndërtimtari zvogëlohen për shkak të motit të ftohtë.