E dielë, shtator 21, 2014 Kosova 20:09

Lajmet

Lirohet ish ministri për komunitete dhe kthim, dënohen zyrtarë të lartë

Foto ilustrueseFoto ilustruese
x
Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e liroi nga akuzat ish-Ministrin për Komunitete dhe Kthim Slavisa Petkoviq, ndërsa i dënoi ish-Sekretarin e Përhershëm dhe ish-Drejtorin e Departamentit të Prokurimit të kësaj Ministrie lidhur me akuzat për korrupsion, thuhet në një komunikat të EULEX-it.

Ish sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Branislav Gërbiq, u shpall fajtor për vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me katër vite burgim. Ndërsa ish-drejtori i prokurimit, Nemanja Vujoviq u shpall fajtor për veprat penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mashtrimit në detyrë dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej tri vjet e gjashtë muaj burgim.

Po ashtu, gjykata vendosi që të pandehurve Branislav Gqrbiq dhe Nemanja Vujoviq t’ua ndalojë ushtrimin e funksioneve në administratën publike apo në shërbimin publik për një periudhë prej dy viteve
 
Muhamet Sadiku, Ruzhdi Prebreza, Ismet Hasani dhe Fidan Sadiku, zyrtarë të kësaj ministrie, u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkë-kryerje dhe u dënuan me nga një vit e gjashtë muaj burgim.

Rifat Sadiku, Shemsi Haliti, Gani Zeneli dhe Driton Hamiti, gjithashtu zyrtar të kësaj ministrie u shpallën fajtorë për veprën penale të mashtrimit në detyrë dhe u dënuan me nga një vit burgim.

Dënimet e mësipërme me burgim për të pandehurit Muhamet Sadiku, Ruzhdi Prebreza, Ismet Hasani, Fidan Sadiku, Rifat Sadiku, Shemsi Haliti, Gani Zeneli dhe Driton Hamiti janë pezulluar me kusht për periudhën prej tri viteve.