Ndërlidhjet

Serbia - dëmshpërblim për 5 shqiptarë


Beograd - ilustrim
Beograd - ilustrim
Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit në Beograd ka konfirmuar aktgjykimin, në bazë të të cilit shteti i Serbisë duhet t’iu paguajë pesë shqiptarëve të Kosovës dëmshpërblim në vlerë prej 1.3 milion dinarësh serbë.

Sipas Fondit, dëmshpërblimet kanë të bëjnë me torturën që personat në fjalë kanë përjetuar gjatë paraburgimit të paligjshëm më 1999 dhe 2000.

Siç transmetojnë mediat serbe, shteti i Serbisë duhet t’i paguajë dëmshpërblim Tahir Bytyçit, Smail Gashit, Rrahman Elshanit, Hysni Podrimçakut dhe Bekim Istogut, për shkak të përgjegjësisë për torturën që ndaj tyre kanë kryer pjesëtarët e MUP-it serb.

Fondi ka thënë se ky është një ndër vendimet e rralla, me të cilat viktimave të forcave serbe të sigurisë u njihet e drejta për dëmshpërblim, porse “shuma e kompensimeve individuale prej 200,000, përkatësisht 300,000 dinarësh, nuk i kontrbuon vendosjes së drejtësisë për krimet e kryera gjatë viteve ‘90”.

Bytyçi, Gashi dhe Elshani kanë qenë të burgosur në Pozharevc, ndërsa Podrimçaku dhe Istogu në Mitrovicën e Sremit.
XS
SM
MD
LG