Ndërlidhjet

Naser Kelmendit- 30 ditë paraburgim


Gjykata e Qarkut ku zhvillohej seanca dëgjimore pë Naser Kelmendin
Gjykata e Qarkut ku zhvillohej seanca dëgjimore pë Naser Kelmendin
Naser Kelmendit i është përcaktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq.

Gjykatësja Cornelie Peeck ka marrë vendimin që Naser Kelmendit t'i përcaktohet paraburgimi prej 30 ditësh, që sipas këtij vendimi skadon më 7 qershor 2013.

Dëgjimi fillestar ka nisur të mërkurën, me kërkesë të prokurorit publik.

Afati prej 48 orësh paraburgim i Kelmendit, skadonte të enjten në mbrëmje.

Prokurori në këtë rast Eric Larson kërkoi paraburgim prej 30 ditësh.

Mbrojtja ka propozuar që gjykata të refuzojë këtë kërkesë për shkak të mungesës së provave, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, avokati i Kelmendit, Osman Cucoviq.

Naser Kelmendi, shtetas i Bosnjë e Hercegovinës dhe i Kosovës, është arrestuar të dielën mbrëma në Prishtinë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar.

Meqenëse Kosova dhe Bosnja nuk kanë marrëveshje ekstradimi, EULEX-i po e ndjek rastin e Kelmendit duke e akuzuar atë për krim të organizuar.

Duke qenë se EULEX-i vepron në bazë të legjislacionit të Kosovës, ai nuk e ka mandatin që ta bëjë ekstradimin e ndonjë qytetari të Kosovës, ka bere me dije EULEX-i.
XS
SM
MD
LG