Ndërlidhjet

Slloveni: Qeveria para shkatërrimit


Alenka Bratushek
Alenka Bratushek
Qeveria e Sllovenisë po ballafaqohet me mundësinë e shkatërrimit, pasi kryeministrja, Alenka Bratushek, e humbi garën për udhëheqjen e partisë së saj Sllovenia Pozitive.
 
Prefekti i qytetit të Lubjanës, Zoran Jankoviq, është zgjedhur për ta udhëhequr këtë parti në votimin e sotëm.
 
Partnerët e koalicionit qeverisës më herët kanë thanë se do ta shkatërrojnë koalicionin, nëse Zoran Jankoviq, zgjedhjet lider i partisë Sllovenia Pozitive.
 
Zoti Jankoviq është nën hetime për korrupsion.
 
Alenka Bratushek u bë kryeministre në mars të vitit të kaluar, pasi qeveria e mëparshme pat rënë për shkak të akuzave për korrupsion dhe reforma të ngadalshme.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG