Ndërlidhjet

Daçiq: Serbët me përfaqësues legjitimë në Kosovë


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është e rëndësishme që serbët, pa marrë parasysh përqindjen, kanë dalë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe se do të kenë përfaqësuesit e tyre legjitimë në Kuvendin e Kosovës.

Daçiq ka thënë se kjo është “vetëm një pjesë e luftës politike” dhe se pret që dialogu në Bruksel të vazhdojë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai po ashtu ka thënë se tani pret që me një ritëm të përshpejtuar të themelohet ajo që parasheh Marrëveshja e Brukselit, duke iu referuar Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG