Ndërlidhjet

BE: Sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve në Rusi


Pamje e makinave të djegura gjatë një përleshjeje ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe kryengritësve prorusë në qytetin Luhansk
Pamje e makinave të djegura gjatë një përleshjeje ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe kryengritësve prorusë në qytetin Luhansk

Bashkimi Evropian ka imponuar sanksione të reja kundër 15 individëve dhe 18 entiteteve në Rusi, lidhur me rolin e tyre në krizën e Ukrainës.

Në mesin e individëve, të cilëve u është ndaluar udhëtimi në BE dhe u janë bllokuar pasuritë, janë presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov, drejtori i Shërbimit të inteligjencës së jashtme, Mikhail Fradkov, drejtori i Shërbimit federal të sigurisë, Aleksandr Bortnikov, dhe lideri i vetëshpallur i së ashtuquajturës republikë e Donjeckut, Pavel Gubarev.

Në mesin e 18 entiteteve përfshihen nëntë kompani dhe nëntë insntitucione, që janë krijuar nga separatistët prorusë, të cilën e kanë shpallur pavarësinë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG