Ndërlidhjet

Senegali mban të mbyllur kufirin me Guinenë - shkak Ebola


Africa, Congo, Ebola virus - an incurable disease
Africa, Congo, Ebola virus - an incurable disease

Senegali ka thënë se do të mbajë të mbyllur kufirin me Guinenë për shkak të shpërthimit të Ebolës, pavarësisht paralajmërimeve se masa e tillë mund të jetë kundërproduktive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ndalesat e udhëtimit nuk bëjnë punë, sidomos nëse ato prekin mjekët që shkojnë për të trajtuar krizën.

Ministrja e Shëndetësisë e Senegalit, Eva Marie Colle Seck, ka thënë se vendet që rrethojnë shtetet e prekura nga virusi, e kanë për detyrë të ndalojnë përhapjen e mëtejshme të tij.

Senegali po ashtu ka ndaluar fluturimet dhe anijet nga Guiena, Liberia dhe Siera Leone – tre vendet e goditura më së keqi.

Shërthimi i fundit i ebolës ka vrarë afro 1,400 njerëz.

XS
SM
MD
LG