Ndërlidhjet

NATO e mirëpret rezultatin e votimit në Skoci


Mbështetëse të mbetjes së Skocisë në Britani
Mbështetëse të mbetjes së Skocisë në Britani

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se “plotësisht e respekton” zgjedhjen e popullit të Skocisë për refuzimin e pavarësisë dhe beson se Britania “do të vazhdoj të luaj rol udhëheqës në mbajtjen e aleancës sonë të fuqishme”.

Aleatët e NATO-s ishin të shqetësuar se ndarja e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, do ta dobësonte aleancën. Në Skoci janë të vendosura nëndetëset atomike britanike.

Presidenti i Parlamentiit Evropian, Martin Shulz, tha se ishte “lehtësuar” pas rezultateve finale të referendumit.

Pas rezultateve të sotme për refuzimin e pavarësisë në referendumin në Skoci, janë rritur me të shpejtë tregjet evropiane.

Funta britanike, po ashtu, e ka arritur nivelin më të lartë ndaj euros në dy vitet e fundit dhe është forcuar edhe kundër monedhave të tjera.

XS
SM
MD
LG