Ndërlidhjet

Kerry dhe Zarif flasin për kërcënimin nga IS-i


Militant i Shtetit Islamik në Irak
Militant i Shtetit Islamik në Irak

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, kanë diskutuar për kërcënimin që vjen nga militantët e Shtetit Islamik (IS), gjatë takimit të tyre në Nju Jork.

Dy zyrtarët po ashtu kanë folur për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje për reduktimin e aktiviteteve bërthamore të Teheranit.

Takimi është zhvilluar në ditën e tretë të bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, në lidhje me këtë çështje.

Bisedimet kanë ngecur prej muajsh për shkak të kundërshtimeve të Iranit për të reduktuar ndjeshëm pasurimin e uraniumit.

Republika Islamike hedh poshtë akuzat e Perëndimit se shfrytëzon programin e saj bërthamor për të krijuar fshehurazi armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG