Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka arritur në Tehran, vizitë kjo e parë e tij në Iran prej se ka marrë këtë post.
Ai ka arritur në Tehranë në mesnatën e të hënës, ku qëllimi i vizitës është që të diskutojë për militantët e Shtetit Islamik (IS), ku do të takohet me zyrtarë të Iranit, përfshirë edhe Presidentin Hassan Rohani.
“Ky takim ka për qëllim bashkimin e forcave të rajonit dhe të botës për të ndihmuar Irakun në luftën e saj kundër terroristëve të Shtetit Islamik”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Presidentit të Irakut.
Kjo zyre po ashtu njofton se ndër tjerash takimi ka për qëllim edhe të bisedojë për bashkëpunimin mes dy vendeve, në fushën e energjisë dhe ndërtimit.