Ndërlidhjet

Letoni: NATO-ja e ka përcjellur aeroplanin luftarak rus mbi Baltik


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Letonisë tha se NATO-ja i ka ngritur dy herë aeroplanët e saj luftarakë për ta përcjellur aeroplanin luftarak të Rusisë mbi Detin Baltik, raporton AP.

Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë kanë njoftuar në rrjetin Twitter se aeroplanët F-16 të NATO-s, sot janë ngjitur në hapësirë për ta ndalur aeroplanin rus Ilushin-20 mbi Ddetin Baltik. Këto forca, po ashtu, kanë thënë se incident i tillë ka ndodhur edhe një ditë më parë.

NATO-ja nuk i ka konfirmuar menjëherë këto zhvillime, por ka thënë se aeroplani rus nuk e ka shkelur hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në rajon.

XS
SM
MD
LG