Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmet në Kabul


Kabul, 27 nëntor 2014.
Kabul, 27 nëntor 2014.

Kabuli ka qenë cak i dy sulmeve të talibanëve të enjten, ditën kur ligjvënësit kanë miratuar marrëveshjet që lejojnë mijëra trupa të huaja të mbeten në Afganistan edhe pas fundit të këtij viti.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qarkun diplomatik Wazir Akbar Khan, i cili është pasuar edhe me të shtëna me armë zjarri.

Në këtë qark ndodhen disa ambasada të huaja dhe agjenci ndërkombëtare.

Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se shënjestër e sulmit ka qenë një kompleks i ndërkombëtarëve.

Ky sulm ka ndodhur disa orë pasi një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një automjet të ambasadës britanike në Kabul, duke vrarë gjashtë njerëz – pesë afganë dhe një britanik.

XS
SM
MD
LG