Ndërlidhjet

Kremlini: Lavrov dhe Kerry takohen në Katar


Pamje nga një takim i mëparshën ndërmjet John Kerryt (majtas) dhe Sergei Lavrovit
Pamje nga një takim i mëparshën ndërmjet John Kerryt (majtas) dhe Sergei Lavrovit

Kremlini thotë se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të takohen nesër dhe pasnesër në Katar.

Në këto takime do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir.

Ministria e jashtme ruse tha se bisedimet do të fokusohen në lëvizjet për paqe në Siri, Jemen dhe Libi, pastaj për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe për stabilitetin e rajonit të Gjirit Persik.

John Kerry tha më 24 korrik se së shpejti do të takohet me zotin Lavrov në Katar, por nuk e pat shpallur datën e takimit.

Zoti Kerry ka konfirmuar se bashkëpunimi me Rusinë për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik në Siri, është lartë në agjendë, sikur edhe për atë se çfarë roli mund të luaj Irani në arritjen e paqes në rajon.

XS
SM
MD
LG