Ndërlidhjet

Hungaria e kompletoi barrierën për t’i ndalur migrantët


Pamje e një migranti duke u përpjekur ta kaloj barrierën me tela gjemborë në kufirin e Hungarisë nga Serbia
Pamje e një migranti duke u përpjekur ta kaloj barrierën me tela gjemborë në kufirin e Hungarisë nga Serbia

Hungaria thotë se e ka kompletuar barrierën me tela gjemborë përgjatë kufirit 175 kilometërsh me Serbinë, që synon ndaljen e depërtimit të migrantëve, ka njoftuar mbrëmë Ministria e mbrojtjes.

Ky gardh me lartësi katër metra është ndërtuar nga ushtria e Hungarisë, derisa këtë vit është rritur numri i refugjatëve dhe migrantëve nga Lindja e Mesme.

Por, ky vendim i qeverisë së kryeministrit, Viktor Orban, është vlerësuar si kundërthënës.

Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e zonës së lirë të udhëtimit pa viza Shengen.

Të premten janë regjistruar 2,822 refugjatë, që paraqet një rënie në krahasim me ditën e mërkurë rekorde, kur ishin shënuar 3,241 vetë, ka njoftuar policia e Hungarisë.

XS
SM
MD
LG