Ndërlidhjet

Hadi: Po luftohet për ta ndalur “ekspansionin iranian”


Luftëtarët lojalë ndaj presidentit Hadi në pjesën jugore të Jemenit
Luftëtarët lojalë ndaj presidentit Hadi në pjesën jugore të Jemenit

Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansur Hadi, thotë se forcat e tij po luftojnë me kryengritësit shiitë huthi në Jemen, për ta ndalur “ekspansionin iranian”.

Këto komente zoti Hadi, i cili jeton në ekzil pasi është përzënë nga Jemeni nga kryengritësit huthi, i ka bërë në Sudan, që është anëtar i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton kundër kryengritësve huthi.

“Ne aktualisht po e udhëheqim luftën e bazuar në ndaljen e ekspansionit iranian në rajon”, tha Hadi, dhe ka shtuar se “ekspansioni iranian është i pranishëm në Irak, Siri dhe Liban”.

Koalicioni po ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve në Jemen, që mbështeten nga Irani, ndërsa burimet ushtarake thonë se forcat për Jemenin po përgatiten për një sulm në kryeqytetin Sana, i cili është nën kontroll të kryengritësve huthi.

Mijëra njerëz janë vrarë në Jemen prej vitit të kaluar, kur kryengritësit okupuan territore të gjëra në këtë vend.

Qindra mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke krijuar një krizë të madhe humanitare në Jemen.

XS
SM
MD
LG