Ndërlidhjet

Kirgizi: U mbyllën vendvotimet për zgjedhjet parlamentare


Pamje nga votimet e sotme në Kirgizi
Pamje nga votimet e sotme në Kirgizi

Në Kirgizi sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, që shihen si test madhor për zhvillimin e demokracisë në këtë vend me 6 milionë banorë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dalja e votuesve deri në orën 20 sipas koës lokale, ishte 45.7%.

Në këto zgjedhje, për 120 vende në Parlamentin e Kirgizisë, kanë konkurruar 14 parti politike, me më tepër se 2 mijë kandidatë.

Gjatë ditës ka pasur raporte për incidente, probleme teknike dhe akuza për mashtrime zgjedhore.

Redaksia për Kirgizinë e Radios Evropa e Lirë ka raportuar për rreshta të gjatë të votuesve, që kanë thënë se kanë pritur edhe nga 2-3 orë për të votuar.

XS
SM
MD
LG