Ndërlidhjet

Për nëntë muaj, 577,000 azilkërkues në Gjermani


Gjermani...
Gjermani...

Autoritetet gjermane kanë thënë të mërkurën se kanë regjistruar rreth 577,000 azilkërkues në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Një e treta e tyre thuhet se janë sirianë.

Ministria e Brendshme, megjithatë, ka thënë se shifra mund të mos jetë e saktë, marrë parasysh se disa migrantë nuk kanë ndjekur aplikimet, ndërsa të tjerë mund të kenë dhënë informacione të gabuara.

Sido që të jetë, numri është më se dyfishi i 200,000 azilkërkuesve në vitin 2014.

Vetëm në muajin shtator, autoritetet gjermane kanë regjistruar 163,772 azilkërkues, përfshirë 85,455 nga Siria, 19,192 nga Iraku dhe 18,387 nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG