Ndërlidhjet

Mustafa: Kërcënuesit nuk mund ta ndalin frymën shtetndërtuese


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ata që po bëjnë me gisht dhe që po kërcënojnë nuk do të mund ta ndalin frymën shtetndërtuese.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se” njerëzit e LDK-së i kanë vrarë dhe i kanë kërcënuar por kurrë nuk kanë mundur t’i ndalin në frymën e shtetndërtuese.”

“Ata qe po bëjnë me gisht e po kërcënohen, nuk kanë lënë asgjë pa premtuar e pa ofruar, për të qenë në pushtet: Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandate, gjenerozitete për pakicat, vazhdim të dialogut dhe implementim të marrëveshjeve.”

Mustafa ka shtuar se “është e qartë se njerëzit e LDK -se i kane vra e i kane kërcënuar por kurrë nuk janë dorëzuar. E kanë kërcënuar edhe Ibrahim Rugoven, janë likuiduar shume veprimtare të LDK-së, por fryma shtetendërtuese nuk është ndale. Nuk do ta ndalni as ju!.”

XS
SM
MD
LG