Ndërlidhjet

Opoztita proteston nesër kundër qeverisë


Prishtinë
Prishtinë

Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë.

Me anë të protestës, opozita ka thënë se do të kërkohet që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, disa parime të kësaj marrëveshjeje nuk kanë qenë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, andaj opozita kërkon që ajo të anulohet.

Në prag të protestës, opozita ka mbajtur takime me qytetarë të qyteteve të ndryshme, si dhe ka postuar disa klipe në mediat sociale, duke numëruar, siç thuhet, arsyet se përse Qeveria aktuale e Kosovës duhet të japë dorëheqje.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar opozitën për dialog.

Opozita këmbëngul se Mustafa duhet të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja për asociacionin, si dhe nga ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Sipas opozitës, marrëveshja e parë ndan Kosovën, ndërsa e dyta i jep Malit të Zi territor të Kosovës.

Lexoni edhe këtë:

Thaçi: Opozitën e ka verbuar dëshira për pushtet

XS
SM
MD
LG