E martë, shtator 02, 2014 Kosova 13:35

Aktuale

Marnhac: Institucionet të veprojnë kundër korrupsionit

Xavier Bout de Marnhac
Xavier Bout de Marnhac

Institucionet e Kosovës, nuk duhet vetëm të thonë se janë të gatshme të luftojnë korrupsioni, por ato duhet edhe të veprojnë në këtë drejtim, ka deklaruar shefi i deritanishme i EULEX-it në Kosovë Xavier de Marnhac.



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti, Marnhac, ju po përfundoni mandatin tuja në Kosovë, si shef i EULEX-it. Në çfarë gjendje po e leni ketë vend në aspektin e sundimit të ligjit dhe drejtësisë?

XAVIER DE MARNHAC
Po, është e vërtetë se i ka ardhur fundi mandatit tim, pas një shërbimi prej dy vjet e gjysmë, por siç e dini, ky mision ka ekzistuar edhe para ardhjes sime këtu.
Kurse, në pyetjen tuaj unë, mund të përgjigjem në dy mënyra. Mund të them se gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, shumë gjëra kanë ndryshuar në Kosovë. Në veçanti në fushën e sundimit të ligjit. Por,përveç kësaj, ka pasur ndryshime edhe në mjediset e përgjithshme, siç ishte përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur, si dhe fillimi i dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, që ka filluar gjatë mandatit tim.

Në përgjithësi të gjitha këto ndryshime janë duke shkuar në drejtimin e duhur. Kosova është duke marrë më shumë përgjegjësi. Janë shënuar përmirësime në fushën e legjislacionit. Në anën tjetër, edhe dialogu është duke sjellë zhvillime premtuese, siç është zbatimi i sistemit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve. A do të kishit besuar para gjashtë muajve se kosovarët dhe serbët do kishin punuar në një vend për udhëheqjen e pikave kufitare?

Në anën tjetër, misioni i EULEX-it, ka bërë më të mirën, për t’iu përshtatur këtij mjedisi ndryshues, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit. Shembulli më i mirë është rikonfigurimi të cilin e kemi bërë verën e kaluar për t’u përqendruar më shumë në këto gjera. Nuk do të kisha thënë se çdo gjë është e përsosur, ende ka hapësirë për përmirësim. Ne jemi shumë të interesuar dhe të angazhuar që t’i ndihmojmë përpjekjet e Kosovës për arritjen e aspiratave drejt Bashkimit Evropian.

Jemi duke i mbështetur të gjitha përpjekjet në studimin e fizibilitetit. Jemi duke e mbështetur edhe dialogun për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, jemi duke mbështetur edhe dialogun e strukturuar për sundimin e ligjit. Si përmbledhje në pyetjen tuaj, do kisha thënë se nuk është gjithçka plotësisht e përsosur, por janë bërë shumë përmirësime, shumë ndryshime pozitive që kemi punuar së bashku.
Dhe falë kësaj ne kemi lëvizur nga një rol disi mbikëqyrës, drejt një roli të partneriteti me institucionet e Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË     
Sa i takon çështjes së sistemit të drejtësisë, a ka mundësi të bëhet më shumë në këtë rrafsh dhe cili duhet të jetë roli i EULEX-it?

XAVIER DE MARNHAC
Po, siç thash, gjithnjë ka hapësirë për përmirësime dhe nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur me gjendjen ekzistuese. Por, puna më e afërt e EULEX-it me institucionet e Kosovës, ka filluar të tregojë drejtimin e duhur. Tani kemi raste ku disa persona, t’i quajmë ashtu, janë të dukshëm, ata po hetohen. Kemi raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri më tani i kemi zgjidhur 400 raste dhe 300 raste të tjera po pritet të zgjidhen.

Ajo çka është e rëndësishme për institucionet e Kosovës, për institucionet nga fusha e sundimit të ligjit, është se ato nuk duhet vetëm të thonë se janë të gatshme për të ndërmarr veprime, por duhet ta demonstrojnë gatishmërinë e tyre për t’i ndërmarrë veprimet për zgjidhjen e gjërave. Personat që vijnë nga fusha e sundimit të ligjit dhe njerëzit e tjerë në Kosovë, duhet ta shohin EULEX-in si mundësi për arritjen e synimeve të tyre.
 
RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni zgjidhjes e çështjes së veriut të Kosovës?

XAVIER DE MARNHAC
Këtu janë dy çështje. Në njërën anë, janë gjerat të cilat jemi duke i ndërmarrë tani. Dhe në anën tjetër, është dialogu. Aktualisht, detyrat që ne jemi duke i ndërmarrë kanë të bëjnë me monitorimin e stacioneve të policisë, jemi të pranishëm në Gjykatën e Mitrovicës, pra merremi me shqyrtimin e rasteve, dhe ofrojmë zgjidhje të drejtësisë. Dhe tani, falë dialogut, ne jemi duke operuar në portat kufitare bashkë me policët dhe doganierët.

Dhe edhe një herë e përsëris se ky është një zhvillim domethënës krahasuar me situatën e para gjashtë muajve. Ajo që për ne është dhe mbetet e vështirë është ndjekja e dukurive dhe rasteve në veri. Siç e dini ne kemi filluar në vitin 2011, me rastin e Panteliqint i cili është dënuar me nëntë vjet burgim. Por, pas gjërave që ndodhën prej 25 korrikut të vitit 2011, ne na u vështirësua hetimi i duhur i rasteve.

Situata nuk është ideale, por prapë se prapë them se janë bërë disa zhvillime.
Me zhvillimin e dialogut, shpresoj se do të kemi mirëkuptim dhe marrëveshje më të mira rreth zhvillimit të gjërave. Ne, do të bëjmë përpjekje që t’i dërgojmë me vetura doganierët dhe zyrtarët policorë në pikën kufitare një, por do të shohim se si do të zhvillohen gjërat.

RADIO EVROPA E LIRË
Korrupsioni thuhet të jetë shumë i pranishëm në të gjitha nivelet institucionale. EULEX-i ka nisur disa hetime lidhur me personat e dyshuar sa janë të përfshirë në ketë dukuri. Pse nuk ka ende të gjykuar për këtë çështje dhe kush duhet ta luftojë këtë dukuri?

XAVIER DE MARNHAC
Dua ta bëj një koment fillimisht. Për gjyqësorin korrupsioni asnjëherë nuk është evident, por është detyrq e organeve hetuese dhe e ndjekjes penale që ta gjejnë dhe ta zbulojnë korrupsionin. Ky është vetëm një koment për të treguar se kjo gjë nuk bëhet edhe aq lehtë.

Siç e thatë edhe ju, ne kemi filluar me zhvillimin e disa hetimeve lidhur me disa raste të rënda të korrupsionit. Dhe ju nuk mund të filloni gjykim thjesht sepse ekziston një rast. Mendoj se secili e di se kjo merr kohë. Pra, kur fola për ndryshime kjo përfshin edhe tregimin e gatishmërisë nga institucioneve të Kosovës për hetimin e këtyre rasteve.

Ato nuk duhet të thonë se ne dëshirojmë t’i luftojmë këto raste, nëpërmjet bordeve, komisioneve kundër korrupsionit, por institucionet duhet të demonstrojnë se ato me të vërtetë janë të gatshme që t’i hetojnë këto raste.

RADIO EVROPA E LIRË
Çka mendoni pse institucionet e vendit nuk po e bëjnë këtë gjë?

XAVIER DE MARNHAC
Mendoj se arsyeja kryesore është se kjo është e vështirë. Është e vështirë për ne, por edhe për ato. Kjo është ajo lëvizja nga roli mbikëqyrës në rolin e partneritetit.

Muajve të kaluar çdo rast të cilin e kemi hapur për hetim e kemi bërë në mënyrë të përbashkët me vendorët. Shpresa është që përmes këtyre përpjekjeve të përbashkëta t’i inkurajojmë prokurorët vendorë që të ndërmarrin më shumë.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Beqa Prej : Gjermani
29.01.2013 12:28
Zoteri Manjak, edhe ne kohen kur keni qen aktiv ne Kosove, mendermethane e keni ba...mosvet. Tani leni komentimet nga largesia.

Nga : mali Prej : gjermani
28.01.2013 22:16
me ndihmen ,pjesmarrjendhe perkrahjen e nderkombetareve korrupsioni do të lulezoj si lulet e pranverës nese dikush mendon se nderkombetaret luftojn korrupsionin eshte i verber ose eshte i marr mbi 10 vite kan pase pushtet te gjithfuqishem dhe skan bere as me voglin hap ne kete drejtim .populli i kosoves eshte mesuar ta bart pushtetin mbi shpinë si gomar prandaj edhe toleron gjera te tilla si nga vendoret ashtu edhe nderkombetaret