Ndërlidhjet

Beteja dramatike, shkel armëpushimin në Ukrainë


Beteja dramatike, shkel armëpushimin në Ukrainë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:38 0:00

Radio Evropa e Lirë ka incizuar faktet dramatike të shkeljes së armëpushimit në Ukrainë, pasi që forcat pro-qeveritare u shfaqën me armatim të fortë në fshatin Shyrokyne. Ky sulm i incizuar më 24 maj, rezultoi me një viktimë, i cili ishte ushtar ukrainas dhe një tjetër i plagosur. Autoritetet ushtarake të Ukrainës thanë se separatistët pro-rus, kanë përdorur armë të kalibrit 120-150 milimetra, të cilat ishin dashur të tërhiqeshin 50 kilometra nga vija e frontit, sipas kushteve të armëpushimit që u arrit në shkurt. Janë bërë shumë raportime për sulme afër portit strategjik në Mariupol, që nga marrëveshja për armëpushim. Vëzhguesit e OSBE-së kanë incizuar bombardime të rënda në atë pjesë.

XS
SM
MD
LG