Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie - që është më e madhja e serbëve në Kosovë dhe ka mbështetjen e Beogradit - kanë marrë thirrje, në cilësinë e të dyshuarve, nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit të Prokurorisë Speciale.